Shembet dheu në projektin “Bashkimi i qytetit”, në Ferizaj
Projekti i transformimit rrënjësor urban “Bashkimi i qytetit” ka filluar të zhvillohet edhe në hekurudhë, që ndanë qytetin në dy krahë, shkruan Indeksonline.
Mirëpo në gjysmën e punimeve, dheu në pjesën ku po ndërtohet projekti “Bashkimi i qytetit” është shembur.

Në bazë të fotografive që kanë dërguar në Indeksonline shihet se është shembur një pjesë e madhe e dheut ku po kryheshin punimet.

Ky projekt pritet të përfundohet në vitin 2020.

Pritet që pas pëfundimit të projektit “Bashkimi i qytetit” të zgjidhë çështjen e vendparkimit për qytetarët e Ferizajt, me hapësirë prej 190 vendesh./Indeksonline/