75 Mall Live Search
18:25 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Lutfi Haziri tregon nëse emri i tij do të propozohet nga LDK për President të Kosovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është deklaruar lidhur me mundësinë që emri i tij të propozohet për President të Kosovës nga radhët e kësaj partie.

Ai mohoi se do t’i mësyjë postit të Presidentit, duke u shprehur shumë i prerë për këtë çështje.

“Jo, nuk do të jem”, tha Haziri në T7.

Madje ai tha se në muajin gusht kur po mbaheshin zgjedhjet e brendshme të LDK-së, atij i ishte lakuar emri për kryetar partie dhe tash po lakohen emra të ndryshëm.

Sipas tij një gjë e tillë ka filluar të bëhet e mërzitshme.

“Në gusht mu lakua emri për kryetar të LDK-së. Tashmë po bëhet e mërzitshme kjo punë”, shtoi Haziri./Indeksonline/