75 Mall Live Search
23:47 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kusari-Lila: Nëse nuk arrihet marrëveshja VV-LDK, do të përsëritet eksodi i 2014’s

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nëse dështon arritja e një koalicioni mes VV-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të përsëritet eksodi i vitit 2014, kur më shumë se 200 mijë persona lëshuan Kosovën pasi LDK kaloi nga blloku VLAN në koalicion me PDK-në dhe Isa Mustafa u zgjodh si kryeministër.

“Eksodi i vitit 2014 do të përsëritet, këtë ta garantoj”, ka thënë Kusari-Lila, kryetare e Alternativës.

“Nuk ka që nuk e bëj, e nuk më pyesin qytetarët se kur po bëhet marrëveshja. Ata më thonë bëjeni marrëveshjen dhe krijojeni qeverinë”.

“Zgjidhja më e mirë është ndryshimi”, ka shtuar ajo në T7.

“Duhet ndërrim mendësie. E dimë se presidenti i tanishëm nuk përfaqëson unitetin e popullit. Ne duhet ta ndryshojmë këtë e jo të vazhdojmë me të njëjtën mendësi”.