Zgjohet nga koma për të zbuluar se e gjithë familja i kishte vdekur
Një 19-vjeçar që i mbijetoi vullkanit të Zelandës së Re u zgjua nga koma për të zbuluar se e gjithë familja e tij ishte vrarë në katastrofën natyrore.
Jesse Langford pësoi djegie në 90% të trupit nga shpërthimi i vullkanit në Ishullin e Bardhë dhe aktualisht ndodhet në një spital në Sideny.
Prindërit e tij Kristine, 45 vjeç dhe Anthony, 51, vdiqën në shpërthim, Ndërsa motra e tij Winona, 17 vjeçe, mendohet se ka vdekur sepse trupi i saj ende nuk është gjetur.
Sipas policisë së Zelandës së re ka gjasa që trupi i saj të mos gjendet kurrë.
Familja po vizitonte ishullin si pjesë e një turneu ditor Ovation Of The Seas kur ndodhi tragjedia.


