Pep Guardiola e “kërcënon” Artetan: Do ta rrah atë
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë shaka se çfarë do të ndodhte kur ta takonte përsëri ish- ndihmësin e tij Mikel Arteta kur ai të bëhet trajner i Arsenalit.
Guardiola ka thënë disa fjalë për Artetan, duke treguar se ai është një person i jashtëzakonshëm dhe duke bërë shaka ka thënë që do ta rrahë atë.
Po ashtu Guardiola ka treguar se Arteta ishte shumë i sinqertë me të, gjatë bisedimeve për t’u bërë trajner i Arsenalit.
Dyshja e ka bërë të qartë se kanë marrëdhënie mjaft të mira./Indeksonline/.