Reperi amerikan dënohet për keqtrajtim e dhunë, në familje!
Reperi i njohur amerikan, i cili njihet me emrin artistik “NBA Young Boy”, është dënuar për veprat penale, sulme të rënda dhe rrëmbim.
Ai u shpall fajtor për keqtrajtim e dhunë familjare, duke i hedhur poshtë akuzat për rrëmbim dhe sulm të rëndë, kjo masë iu shqiptua nga Zyra e Prokurorit të Qarkut në Georgia, transmeton Indeksonline.
Young Boy, i është ulur koha e burgut pasi u hodhën poshtë disa akuza më të rënda, duke u dënuar me 12 muaj burgim si edhe 1.500 dollarë.
Viktima e kësaj dhune ishte e dashura e tij, e cila nuk pranoi se reperi kishte ushtruar dhunë, por pohoi se ata ishin duke luajtur.
Por provat treguan të kundërtën, gjë që e dërgon në burg reperin për një kohë të caktuar.
Kujtojmë se këngët më të njohura të tij janë: “Genie”, “Bring ‘Em Out” , Juice WRLD etj. /Indeksonline/
