75 Mall Live Search
11:13 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ambasada e Amerikës në Kosovë: Njerëzit mezi presin të kenë një Qeveri pozitive

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka  kërkuar konstituimin sa më të shpejtë të Parlamentit të Kosovës dhe krijimin sa më të shpejtë të qeverisë.

“Seanca konstituive e Kuvendit është caktuar të mbahet me 26 dhjetor. Zgjedhjet e Përgjithshme të 6 tetorit i dhanë mundësinë popullit të Kosovës të ushtrojë të drejtën demokratike për të votuar dhe zgjedhur udhëheqësit. Ky është thelbi i procesit demokratik”, thuhet në një njoftim për media.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ambasada e Amerikës në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Duke e mbështetur këtë qëndrim të zyrës së BE-së, në njoftim thuhet se njerëzit e Kosovës janë të padurueshëm për një Qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive.

“Ne pajtohemi me BE-në: njerëzit e #Kosovës janë të padurueshëm për një Qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive”, thuhet në njoftim.

Nga këto dy njoftime dhe takimet e shumta me ndërkombëtarët vërehet se është shtuar presioni ndaj LVV dhe LDK për formimin e institucioneve./Indeksonline/