75 Mall Live Search
12:18 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Lengleti flet rreth rastit me Varanen: S’ishte penallti

Dje është zhvilluar El Clasico ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 0:0, mirëpo mysafirët nuk ishin fare të kënaqur me arbitrin kryesor të ndeshjes.

Madje, Real Madridi ka reaguar edhe zyrtarisht, duke pretenduar në dy penallti të paakorduara nga arbitri i ndeshjes në të mirë të tyre.

Njëra nga to ishte edhe ndërhyrja e Lengletit në qendërmbrojtësin e Realit, Varane, ku mysafirët pretenduan se duhej të akordohej penallti në të mirë të tyre.

Lengleti pas ndeshjes u shpreh se kjo ndërhyrje nuk ishte fare penallti dhe sipas tij gjyqtari kryesor ka vepruar mirë, duke mos e akorduar një gjë të tillë.

“Desha ta godisja topin me kokë dhe në përpjekje për t’i dhënë sa më shumë forcë në mënyrë që të shkoja sa më larg, e preka këmbën e Varanet”, tha Lengleti.

“Për mua nuk ishte penallti. Unë jam protagonist dhe e di kur nuk do të bëj faull. Nëse dikush mendon se ajo ishte penallti, atëherë është vetëm mendimi i tyre”, shtoi ai.

Kujtojmë se pas ndeshjes edhe kapiteni i Realit, Sergio Ramos, kishte deklaruar që sipas tij skuadra e tyre është dëmtuar në këtë rast.