75 Mall Live Search
14:54 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Në këtë të ftohtë, pa asnjë siguri, punëtorët e ndërtimtarisë për kafshatën e gojës!

Punëtorët e ndërtimtarisë në Kosovë vazhdojnë të punojnë në kushte të jashtëzakonshme.

Jo vetëm që puna e tyre fizike nuk u paguhet, por shkelen edhe të drejtat njerëzore.

As këtë vit s’kanë qenë të pakta rastet kur të njëjtit janë lënduar gjatë punës, madje ka pasur edhe viktima, shkruan Indeksonline.

Përveç që punojnë pa asnjë mbrojtje, ata punojnë edhe në temperatura më të larta, por edhe nën minus.

Në këtë fotografi të realizuar sot në Prishtinë, mund të shihni se si këta punëtorë punojnë thuajse në “qiell”, pa siguri, e në temperaturë 0 gradë./Indeksonline