U akuzua se ka kopjuar veshjet e Noami Campbell, Kim Kardashian dhe modelja e njohur bëjnë “paqe”
Ajo është akuzuar për kopjimin e veshjeve të Naomi Campbell ndër vite.
Dhe Kim Kardashian shijoi vetë një foto me ikonën e stilit, ndërsa ndoqi festën e 50-të të ditëlindjes së Diddy-t gjatë fundjavës, transmeton Indeksonline.

Këtë herë megjithatë, Kim, 39 vjeç, kishte veshur një fustan krejt ndryshe nga Naomi.

Kim postoi një foto të momentit në Instagramin e saj të mërkurën, së bashku me mbishkrimin ‘ekipi’.

Kim kishte të veshur një fustan ngjyrë të verdhë të lehtë, ndërsa Naomi e veshur me një fustan ngjyrë rozë.

Të dyja vajzat dukeshin të afërta me njëra-tjetrën dhe raportet e tyre vazhdojnë të jenë miqësore.
Në një foto tjetër Kim ka pozuar përkrah personave të rëndësishëm në industrinë e muzikës.

Përveç bashkëshortit të saj Kanye West, Kim u pa edhe me Dr. Dre dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Interscope Records, Jimmy Iovine./Indeksonline/