Ermali i uron fat Elvanës para perfomancës në “Festivalin e Këngës”, i jep një porosi
Elvana Gjata sonte ngjitet në “Festivalin e Këngës” për të performuar këngën “Me tana” me të cilën synon pjesëmarrjen në “Eurovision”.
Para kësaj performance asaj i ka uruar fat moderatori dhe aktori i njohur, Ermal Mamaqi, shkruan Indeksonline.
“Suksese sot motër. Mos harro të më përshëndesësh dhe në fund të interpretimit të thuash faleminderit që ekziston Ermal”, ka shkruar Ermali.
Kujtojmë që krahas raporteve të mira më njëri-tjetrin, Elvana dhe Ermali së fundi luajtën së bashku në filmin “Dy gisht mjaltë”./Indeksonline/