75 Mall Live Search
19:12 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vlora Çitaku ka diçka për të thënë për fotografinë e gjyshërve të Dua Lipës dhe Rita Orës

Sot gjatë ditës ka qarkulluar një fotografi e gjyshërive të dy yjeve kosovare të muzikës, Dua Lipa dhe Rita Ora.

Seit Lipa dhe Besim Sahatçiut shihen së bashku në një fotografi të realizuar në Pejë në vitin 1960.

Këtë fotografi e ka komentuar edhe ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, shkruan Indeksonline.

 “Kur: 1960. Ku: Kosovë. Kush: Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu. Pak ata e dinin se mbesat e tyre do të rriteshin dhe do të bëheshin yje botërore, ka komentuar Çitaku këtë foto./Indeksonline/