Aksionet në veri rrezikuan jetën e Policëve të Kosovës, shefi serb i kontrabandës ende në arrati
Viti 2019, ishte një vit mjaft i ngarkuar për Policinë e Kosovës.
Aksione të shumta të kontrabandës të cilat u zhvilluan këtë vit, bënë që Policia e Kosovës të angazhohet në veri të vendit, shkruan IndeksOnline.
Më 28 maj të këtij viti, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, mori rrugën për në veri, me tendencën e një aksioni policor atje.
Aksioni i kësaj dite, kishte të bëjë me kapjen e disa personave që po dyshoheshin për krim të organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Me të mbërritur në pjesën ku do të zhvillohej aksioni, Policia e Kosovës, hasi në disa probleme, pasi që të njëjtit u barrikaduan nga disa protestues rus.
Në tentim për ti larguar barrierat e vendosura nga rusët, u lënduan 4 policë efektivë të Kosovës dhe 2 protestues rus.
Situata e tensionuar në veri, bëri që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të mbledhë Këshillin e Sigurisë, ndërsa në anën tjetër presidenti serb Aleksandër Vuçiq, vendosi Ushtrinë dhe Policinë Speciale në gatishmëri.
Aksioni përfundoi me arrestimin e 11 serbëve, 4 shqiptarëve dhe 4 boshnjakëve.
Gjithashtu, u bë e ditur se gjatë aksionit policor, janë konfiskuar armë dhe një sasi e parave. Zyrtarët policorë që ishin arrestuar nën dyshimet për shkelje të ligjit, u tha se janë suspenduar nga detyra.
Të gjithë këta persona ishin të dyshimtë për një sërë veprash penale, si keqpërdorim të pozitës zyrtare, për vepër penale, marrje ryshfeti, kontrabandim të mallrave dhe veprave të tjera.
Në Qershor të 2019-tës, Gjykata e Apelit vendosi ti lë në paraburgim të arrestuarit në Zveçan.
Masa e paraburgimit kundër 31 të dyshuarve të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë në veri, mbeti në fuqi.
Gjykata e Apelit e Kosovës i refuzoi ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj 31 të pandehurve, duke bërë që të mbeten në fuqi aktvendimet e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Vetëm 5 muaj më pas, më 16 tetor të këtij viti, Policia e Kosovës u nis me një tjetër aksion në veri të vendit, vetëm se kësaj here aksioni po zhvillohej lidhur me disa të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanovic.
Në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në veri të vendit, arrestoi hetuesin policor, Rade Basara dhe djalin e shefit të e operativës së policisë për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, shkruan IndeksOnline.
Ky i fundit, arriti ti ikë Policisë e Kosovës.
Me të mbërritur në Prishtinë, Basara u intervistua nga Prokuroria Speciale, derisa djali i Zhelko Bojiqit, u dyshua për posedim të armëve pa leje, andaj edhe pas intervistimit, ai menjëherë u lirua.
Gjatë operacionit, të dyshuarve, i’u konfiskuan 6 armë, 2 armë zyrtare dhe pajisje të tjera.
Zhelko Bojiqi, i cili arriti ti ikë Policisë së Kosovës, ishte shef i stacionit policor në veri, derisa për të njëjtin mësohet se ishte mik shumë i afërt me Milan Radojciqin, të dyshuarin kryesorë për vrasjen e Ivanoviqit.
Një muaj pas vrasjes së Ivanoviqit, Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ishte arrestuar Zarko Jankoviç dhe Dragica Markoviç si të dyshuar për “manipulim me prova” në këtë rast.
Derisa për të dyshuarin kryesor për këtë vrasje, Milan Radojqiq, Kosova nuk kishte lëshuar asnjëherë urdhërarrest për arrestimin e tij.
Milan Radojiçiq, vazhdon të jetë në kërkim të Policisë së Kosovës, si i dyshuar kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Derisa kujtojmë se edhe vetë Prokuroia Speciale e Kosovës, kishte pranuar se Radojqiqi, ushtronte një kontroll të madh në kontrabandën e veriut të Kosovës.
Më poshtë gjeni pamjet e realizuara nga IndekdsOnline, kur Policia e Kosovës, shkatërroi barrikadat e protestuesve rus e serb. /IndeksOnline/

