Rrëfimi i dhimbshëm i nënës që ka fëmiun me shenjën e rrallë në trup: Më thanë ta vrisja…
Një nënë në një intervistë televizive ka thënë që shenjat e bebës së saj dhe refuzimi i priftit të pagëzoj atë e kanë shty atë të mendoj vrasjen e bebit të saj.
Vika Khvostantseva ka lindur para gjashtë muajve në Kurgan me një shenjë të madhe në trup, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Nëna e Vikas, Maria Khvostantseva, 22 vjeçare është përballur me paragjykime të tmerrshme.
Asaj përmes telefonit i kishin thënë “mbyte bebin tuaj, hudhe nga treni”.

Policia ka thënë që është duke e hetuar intervistën televizive të znj. Khvostantseva të cilën ajo e kishte dhënë në TV dhe kishte shprehur shqetësimet e saj.
Njëra ndër mesazhet urrejtëse thoshte “shikoni këtë monstër të shëmtuar. Ju duhet ta vendosni nën acid dhe ta mbysni këtë krijes”.

Pediatri më kishte thënë që bebin ta dorëzoj për adoptim, ndërsa njerëzit në rrugë bënë me gisht në drejtim të bebit dhe e përqeshin.
Po ashtu edhe prifti kishte refuzuar të pagëzoj bebin, madje kishte refuzuar edhe ta prek bebin./Indeksonline/