75 Mall Live Search
22:12 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kujta dhe Meri: Nuk na u deshën vizat për të përshkruar botën, Beyonce më dha tërë botën në duar në një natë

Sukseset e dizenjatorëve kosovarë po arrijnë që suksesshëm të depërtojnë në tregun botëror.

Tashmë yjet të ndryshme nga arti, muzika, filmi kanë veshur kreacionet e tyre për të ia hapur rrugën edhe më shumë, shkruan Indeksonline.

Një suksese të madh së fundi e kanë arritur edhe kreatorët nga Gjakova, Kujta dhe Meri, puna e të cilëve u besua nga diva e muzikës botërore, Beyonce.

Ylli i muzikës veshi fustanin e krijuar nga disenjatorët e talentuar shqiptarë në festën e ditëlindjes së reperit Diddy.

Veshja unike e Beyonce marri vëmendjen e mediave kudo në botë, ndërsa u vlerësuar puna e kreatorëve.

Së fundi në një postim Kujta dhe Meri kanë përshkruar me pak fjalë rëndësinë e këtij suksesi.

“Unë jam një artist që nuk ka nevojë për vizë për të udhëtuar në botë. Një grua e fuqishme veshi veprat e mia të artit dhe më dha tërë botën në duar që unë të arrija kudo në një natë. Kjo është Beyonce”, kanë shkruar ata./Indeksonline/

View this post on Instagram

@beyonce @kujtameri #beyonce #kujtameri

A post shared by Kujta & Meri (@kujtameri) on