75 Mall Live Search
22:38 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mjeku psikopatë abuzon seksualisht pacientët, duke u bërë edhe video

Një mjek që kishte punuar në emergjencë në ShBA akuzohet se kishte sulmuar seksualisht pacientët e tij dhe i kishte incizuar qindra të tillë pa dijeninë e tyre.

Michael Bragg kishte incizuar 206 pacient pa njohurinë e tyre, thuhet nga prokuroria e Pensilvanisë, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.

Nga 206 viktimat e tij, 19 kishin qenë fëmijë nën moshën 18 vjeçare.

Pacientët e abuzuar ishin pa vetëdije dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa Bragg kishte kryer sjellje të pahijshme dhe të turpshme duke e shfrytëzuar gjendjen e tyre.

 Michael Bragg was fired on April 19 after charges were filed against him.

Bragg është përjashtuar nga puna me 19 prill, derisa akuzohet për 201 akuza ku ndër të tjera, pornografi të fëmijëve, cënim të privatësisë dhe shkelje të tjera.

Ngjarja dhe veprimet e Michael Bragg kanë tronditur komunitetin dhe autoritetet gjyqësore së shpejti pritet të dalin me vendimin./Indeksonline/