Mposhten skuadrat “Clippers” e “Lakers”, fitore regjistron San Antonio Spurs
Los Angeles Clippers ka pësuar disfatë nga Houston Rockets me rezultat 117:122.
Ndeshja u zhvillua në orën 5:30 sipas kohës tonë lokale.
“Clippers”-it ishin në epërsi të lartë prej 15 pikëve pas dy çerekëve, por nuk arritën ta ruanin, përcjell Indeksonline.
Edhe Los Angeles Lakersi ka pësuar humbje nga Milwaukee Bucksi me rezultat 111:104.
Nga ana tjetër, San Antonio Spursi, mposhti Brooklyn Netsin me rezultat 118:105. Çereku i fundit ua dha fitoren vendësve, pasi në tre të parët rezultati ishte shumë i përafërt./Indeksonline/