75 Mall Live Search
09:21 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për plagosjen e të rinjëve, pas një zënke

Mbrëmë ka ndodhur një përleshje me armë në Prishtinë, saktësisht në një lokal te “Kafet e vogla”, shkruan Indeksonline.

Një person është plagosur, sipas policisë, ngase plagosja ka ndodhur pas një fjalosjeje (zënke) midis disa të rinjve.

Një i dyshuar është  dërguar në mbajtje 48 orë.

“Rruga “Enver Zymberi”, Prishtinë, 19.12.2019 rreth orës 23:40 në një lokal ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante policore  kanë dalë në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një fjalosjeje (zënke) midis disa të rinjve.  I plagosuri deklaron se është lënduar aksidentalisht, vetëplagosur. Policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë. Me aktvendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje 48 orë”, thuhet në raport./Indeksonline/