75 Mall Live Search
09:36 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Këcënohet me mjete të forta në rrugë – ia marrin 160 euro

Një person ka raportuar se dy të dyshuar e kanë kërcënuar me mjete të forta dhe i kanë vjedhur 160 euro, shkruan Indeksonline.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë.

“Rr.’Beqir Kastrati’, Gjakovë, 19.12.2019-21:40. Viktima mashkull shqiptar ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e mjeteve të forta–shufra, i kanë grabitur 160 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim./Indeksonline/