Zyrtare: Pa e drejtuar asnjë ndeshje, Bylbyl Sokoli “ndahet” me Flamurtarin
Bylbyl Sokoli s’është më trajner i Flamurtarit.
Pa e zhvilluar asnjë ndeshje “Profa” largohet nga ekipi kryeqytetas.
Ai para pak ditësh u zyrtarizua dhe mori drejtimin e ekipit në vend të Sunaj Keçit.
I kontaktuar nga Indeksonline, kryetari i Flamurtarit, Imer Ademi konfirmoi largimin dhe tregoi arsyet.
“Po, prej sot nuk është më trajner i Flamurtarit. Arsyet janë disa mosmarrëveshje të brendshme” , shprehet Ademi.
Gjatë stinorit vjeshtor, Sokoli drejtoi për dy ndeshje Prishtinën për t’u larguar më pas./Indeksonline/