Përplasen dy vetura në Vushtrri, lëndohen tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur të premten në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë zona e Vushtrisë, shkruan Indeksonline.
Nga ky aksident kanë mbetur tre persona të lënduar.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 11:40, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë zona e Vushtrisë.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kane kërkuar trajtim mjekësor”, ka thënë ai.
Ndryshe gjatë ditës së sotme kanë ndodhur dy aksidente me katër të lënduar në Pejë./Indeksonline/