Durrës, kapet në flagrancë 42-vjeçari, duke vjedhur në banesën e braktisur nga tërmeti
Në Durrës vihet në pranga një 42-vjeçar, i cili u kap në flagrancë, duke vjedhur në një pallat që ishin larguar banorët.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit e sigurisë, si edhe parandalimin e vjedhjes së pronës, ka shtuar masat e kontrollit dhe të prezencës së policisë në territor, në të gjitha ato zona, ku banesat janë braktisur nga banorët si pasojë e tërmetit.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë, duke vjedhur në një pallat në “Lagjen nr. 17”, Durrës.