75 Mall Live Search
13:53 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

​BMW s’heq dorë nga “veshkat” gjigande

Edhe pse shumica e fansave të BMW-së nuk e pëlqyen modelin e ri të markës bavareze, kompania gjermane nuk do të heqë dorë nga kjo.

BMW ka filluar të prezantojë në modelet e reja “veshkën” gjithnjë e më masive që zbukuron “hundën” e makinave të saj.

Megjithëse opinionet janë të ndara në publik, në Munih, thonë se reagimi është “shumë pozitiv”.

Kjo deklaratë është shumë e guximshme duke pasur parasysh serinë e komenteve negative pasi “BMW”-ja prezantoi modelet X7 dhe njoftoi serinë 4 me një “veshkë” të madhe, pasi kompania nuk e zbuloi burimin e “reagimit pozitiv”, nëse ishte ky ndonjë sondazh, apo qëndrim i blerësve aktualë të makinave “BMW”.

Po ashtu, “BMW”-ja nuk ka zbuluar se cila do të jetë politika e kompanisë për këtë çështje, por ata kanë konfirmuar këtë pikëpamje se modelet e tyre të ndryshme janë pozicionuar veçanërisht.

“Disa makina janë ekstroverte, më të guximshme se të tjerët sepse ato dërgojnë një mesazh të ndryshëm,” tha zëvendës presidenti i BMW-së Peter Heinrich. Kjo mund të nënkuptojë një “BMW” më e vogël, një “veshkë” më e vogël, një “BMW” më e madhe – një “veshkë” më e madhe.