75 Mall Live Search
14:27 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Prizreni ndalon fishekzjarrët, i lejon vetëm për afro 3 orë

Komuna e Prizrenit ka marrë vendimin që të ndalohet hedhja e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike.

Vendimi vlen për të gjitha zonat e banuara si në: rrugë, sheshe, tregje, trotuare, parqe dhe oborre shkollash, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Ky vendim ka hyrë në fuqi, më 18 dhjetor dhe do të mbetet deri më 15 janar 2020.

Sipas tyre, kjo urdhëresë nuk do të vlejë vetëm më 31 dhjetor 2019, nga ora 23:00, deri më 1 janar 2020 në orën 01:30.

Të gjithë personat që do të veprojnë në kundërshtim me këtë vendi, do të ndëshkohen nga inspektorët komunalë. /Indeksonline/