Ahmeti s’i harron të moshuarit, dekoron Qendrën e të Moshuarve
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se për këto festa nuk janë harruar ata që kanë më së shumti nevojë, familjet me gjendje të rënduar sociale, shkruan Indeksonline.
Të moshuarit, pa përkërkujdesje të cilët qëndrojnë në Qendrën e të Moshuarve tani do t’i kenë ambientet e zbukuruara.
Gjatë kohës kur ata shërbehen më shujta do të kenë një atmosferë të ngrohtë festive.
“Festat e fundvitit bashkë me vete sjellin edhe solidaritetin me ata të cilët kanë shumë nevojë për kujdes e ndihmë, të moshuarit dhe familjet me gjendje të rënduar sociale e ekonomike.
Atmosferën festive ?, dritat e ngrohtësinë e festave të Fundvitit e kemi sjellë edhë në tri qendrat për të moshuar, ku çdo ditë shërbehen edhe shujtat e ngrohta për të gjithë ata që kanë nevojë.
Një falenderim i veçantë për kompaninë “ANEA Group” , e cila i dhuroi ? të gjitha dekorimet për këto tri qendra”, ka thënë ai./Indeksonline/