75 Mall Live Search
16:19 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Capital T paralajmëron “bombën” e radhës, publikohet së shpejti

Reperi i njohur Capital T ka paralajmëruar së është drejt finalizimit të projekteve të reja muzikore.

Rep-artisti përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se albumi I ri pritet të lansohet së shpejti, ndërsa ka zbuluar edhe emrin e albumit, shkruan Indeksonline.

 “Erdh koha me ja nisë me i lansu bombat e albumit “Skulpture”, ka shkruar Kapo në InstaStory.

Ndryshe, kënga e tij e fundit mban titullin “Akull” dhe u mirëprit nga adhuruesit e tij./Indeksonline/