Solskjaer tregon se a do të largohet Pogba nga Man Utd
Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se nuk do ta shes Pogban në afatin e janarit.
Pogba nuk ka luajtur me djajtë e kuq që nga ndeshja e Arsenalit më 20 shtator andaj ka pasur disa raportime se ai mund të largohet.
Por Solskjaer e konfirmoi që ai nuk do të shitet në janar ku edhe tha ‘Shpresoj se ai do të luajë para fundit të vitit, por unë nuk do ta pres atë. Nuk mund të rrezikoj’.
Kurse burime pranë 26 vjeçarit kanë konfirmuar se ai është i prirur të largohet dhe nuk ka interes që ta vazhdoj kontratën e tij me klubin anglez./Indeksonline/.