Bashkëshortja e Ermalit me shumë stil, dukja e saj mahnit!
Bashkëshortja e këngëtarit, Ermal Fejzullahut, Ariana është një femër me shumë stil dhe shfaqet çdo herë ekstravagante.
Ariana është mjaft aktive në rrjetet sociale ku edhe numëron mijëra ndjekës para të cilëve ajo sjell vazhdimisht fotografi të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Edhe në një foto të fundit që ka hedhur në Instagram, Ariana erdhi atraktive dhe me një stil me shumë shije.
E tëra në të zeza, çizme të gjata me ngjyrë të kuqe dhe pallto të bardhë, ajo po arrin t’i rezistoj mjaft mirë temperaturave të larta.

Ndryshe, pak kohë më parë Ariana dhe Ermali u bën prindër për herë të katërt./Indeksonline/