75 Mall Live Search
19:20 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Formacioni i vitit në Superligën e Kosovës

Sonte gjatë ceromonisë të organizuar nga FFK-ja përveq shumë çmimeve, është zgjedhur edhe formacioni i vitit.

Me votat e trajnerëve janë votuar 11 më të mirët në elitën e futbollit kosovar.

Feronikeli është skuadra që dominon në këtë formacion me pesë futbollist, e pasuar nga Prishtina dhe Ballkani me nga dy ndërsa Drita dhe Trepça ’89 kanë nga një futbollist.

Formacioni më i mirë i vitit 2019

Portier: Visar Bekaj

Mbrojtës: Armend Thaqi, Perparim Islami, Visar Berisha, Arber Prekazi.

Mesfushor: Arb Manaj, Albert Dabiqaj, Mendurim Hoti.

Sulmues: Kastriot Rexha, Blendi Baftiu dhe Xhevdet Shabani.