Jessica Biel ende e lënduar dhe e mërzitur me Justin Timberlake
Jessica Biel thuhet se është ende “shumë e lënduar dhe e mërzitur” në burrin e Justin Timberlake për raportet e afërta me Alisha Wainwright muajin e kaluar.
Një burim tha për Us Weekly se Biel, 37, është duke punuar me këngëtarin e “Sexy Back”, që të rregullojnë problemet në marrëdhëniet e tyre.
Burimi tha se aktorja e “Total Recall”, megjithatë, është “ende në një vend ku ajo është shumë i lënduar dhe i mërzitur” me burrin e saj.
“Ajo nuk e ka falur plotësisht atë dhe nuk po lejonë që kjo të alojë lehtë”, ka thënë burimi i Us Weekly.
Javë pasi Timberlake u vu re duke mbajtur duart me bashkë-yllin e tij 30-vjeçar “Palmer” Wainwright më 23 nëntor, këngëtari bëri një kërkim-falje në mediat sociale.
“Unë piva shumë atë natë dhe pendohem për sjelljen time,” shkroi Timberlake. “Unë duhej të veproja më mirë. Ky nuk është shembulli që dua të jap për djalin tim. Unë i kërkoj falje gruas dhe familjes time të mahnitshme që i vuri ata një situatë e tillë e sikletshme, dhe unë jam i përqendruar për të qenë burri dhe babai më i mirë që mund të jem”.
Incidenti shkaktoi shpejt zëra dhe ngriti pyetje nëse martesa e tij me Biel ishte në rrezik.
Biel dhe Timberlake janë martuar për shtatë vjet, që nga 19 tetor 2012, çifti ka një djalë 4-vjeçar, Silas Randall Timberlake./Indeksonline/