Këshilla me vlerë nga vajza 3 vjeçare e Teuta Krasniqit
Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi përveç një aktore e suksesshme dhe shumë e angazhuar është edhe nënë e përkushtuar e dy vajzave të saj.
Kohën më të çmuar ajo ja u kushton pikërisht atyre, e disa momente të veçanta ajo shpesh I ndan edhe me adhuruesit në rrjetet sociale.
Këtë ajo e bëri edhe së fundi, kur ndau një video të shkurtë të vajzës së saj simpatike, Kaia.
“Këshilla me shumë vlerë nga Kaia”, ka shkruar Teuta teksa vajza 3 vjeçare e aktores dëgjohet duke thënë “njeri duhet me u bë i mirë, nuk duhet me u bë i keq”.
Ndryshe, Teuta vazhdon të jetë mjaft aktive me projekte dhe me shkollën e saj të aktrimit “Istar Academy”./Indeksonline/