Talenti kosovar, Elvin Xhinovci, pas muzikës, tani pjesë e një filmi në Suedi
Talenti kosovar, Elvin Xhinovci, i cili jeton në Suedi, falë talentit të tij në muzikë tashmë ka arritur të depërtoj edhe në film.
Reperi i vogël Elvini, së fundi është bërë pjesë e një filmi të Sverige UNHCR, shkruan Indeksonline.
I njëjti së bashku me babain e tij janë bërë pjesë e një reportazh nga UNHCR të cilët përshkruajnë përjetimet e luftës së fundit në Kosovë dhe ndihma që kanë ardhur nga UNHCR.
Ky reportazh pritet të transmetohet së shpejti nga të gjitha mediat në suedeze.
Ndërsa kujtojmë që Elvini kishte mahnitur jurinë e talent show-ut T*Lang me interpretimin e tij./Indeksonline/