75 Mall Live Search
23:52 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tayna e dashuruar në Italinë, vjen atraktive nga atje

Angazhimet e radhës profesionale e kanë dërguar Tayna në Itali.

Reperja e njohur po qëndron në Romë ku edhe do ta ketë performancën e radhës, shkruan Indeksonline.

Por, para koncertit të saj, reperja nga Prizreni ka patur rastin të vizitojë qytetin dhe të shijojë vendet e bukura që ofron kryeqyteti italian.

“E dua Italinë”, shkruan Tayna në një fotografi të publikuar nga atje.

Ndryshe, “Sorry” mban titullin projekti i saj i fundit, ndërsa ka filluar punën për këngë të reja që pritet të publikohen së shpejti./Indeksonline/