75 Mall Live Search
12:20 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Liri publikon këngën e re me videoklip “Andrenalina”

Të rinjtë shqiptarë që jetojnë e veprojnë në Evropë dhe më gjerë e kanë dëshmuar që mund të depërtojnë suksesshëm në fusha të ndryshme edhe jashtë Kosovës.

Tregut të muzikës çdo ditë e më shumë po i shtohen artistë të ri e që premtojnë shumë, shkruan Indeksonline.

I tillë është edhe djaloshi kosovar, Liridon Tahiri i cili jeton në Austri.

Ai tashmë ka nisur karrierën muzikore dhe së fundi ka lansuar këngën më të re “Andrenalina”.

Projekti i ri nga Liridoni i cili njihet me emrin artistik Liri është publikuar edhe me videoklip. Këngën “Andrenalina” tani e gjeni edhe në kanalin zyrtar në “Youtube”./Indeksonline/