75 Mall Live Search
14:05 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gjukanoviq pyetet nëse vendet e Ballkanit Perëndimor janë kundër anëtarësimit në BE?

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka deklaruar se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë kundër anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian.

Në konferencën për media, ai ka thënë se ka vite që janë duke punuar për tu integruara në BE, shkruan Indeksonline

“Mendojë se është shumë e qartë. Nuk mendojë se pjesëmarrja e të gjithëve në këtë dialog në vetvete përmban idenë e ndonjë krijimi apo për të zëvendësuar integrimin tonë në BE.

Jo, ne duam të jemi pjesë e BE-së. Në këtë fushë ne kemi kohë që punojmë dhe kemi negociuar me evropianët. Prandaj, nuk jemi të gatshëm të ndryshojmë idenë strategjike”, është shprehur ai, duke shtuar se është kundër për të ndryshuar rregullat e lojës.