Trump fton kryeministrin britanik në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti amerikan Donald Trump e ka ftuar kryeministrin britanik Boris Johnson që ta vizitojë atë në Shtëpinë e Bardhë gjatë vitit të ri 2020.
Gazeta Sunday Times raportoi se ftesa e Trumpit u bë pasi Johnson fitoi zgjedhjet e fundit në Britani, shkruan Indeksonline.
Koha e saktë e kësaj vizite nuk dihet ende.
“Disa data të mundshme janë duke lundruar në mes të janarit, por ende asgjë nuk ka zyrtare”, tha një burim afër Shtëpisë së Bardhë për Times.
Johnson nuk ka dëshirë ta bëjë vizitën përpara se ta dorëzojë “Brexit” më 31 janar dhe preferon të shkojë pas një riorganizimi të kabinetit të planifikuar në shkurt në të cilin pritet të emërojë ministrin e zyrës së kabinetit Michael Gove si negociatorin e tij të ri të tregtisë, njoftoi The Mail./Indeksonline/