75 Mall Live Search
09:45 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Henderson ka ngritur më shumë trofe këtë vit se tre kapitenët e fundit të Manchester United

Henderson zëvendësoi Steven Gerrard si kapiten i Liverpoolit në qershor 2015 dhe tifozët kanë vënë në dyshim aftësitë e tij të futbollit dhe lidershipit qysh atëherë.

Shumë tifozë (përfshirë disa përkrahës të Liverpool-it) nuk menduan se ai kishte atë që duhej për të mbajtur shiritin, por ai vazhdon të punojë shumë dhe më në fund kjo po i shpërblehet.

29-vjeçari ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve në qershor pas fitores 2-0 të Reds ndaj Tottenham Hotspur në Madrid dhe kjo u pasua nga fitorja e Superkupës së UEFA-s në gusht.

Në Kupën e Botës së Klubit, Henderson tregoi paraqitje të mrekullueshme teksa Liverpool fitoi titullin.

Pra, në shtatë muajt e fundit, Henderson dhe Liverpooli kanë fituar tre trofe dhe kjo është një kontrast i ashpër me Man United, i cili kanë qenë të patrofeshëm tash e më shumë se dy vite.

Trofetë e fundit të Djajve të Kuq u arritën nën Jose Mourinho në sezonin 2016-17 në triumfin në Kupës EFL dhe Europa League në maj 2017.

Golashënësi kryesor i klubit Wayne Rooney ishte kapiten në atë kohë, ndërsa që atëherë, Manchester United ka ndërruar tre kapiten të përhershëm, por që nuk kanë arritur të fitojnë ndonjë trofe.

Me kapitenët si Michael Carrick, Antonio Valencia dhe të fundit, Ashley Young, United nuk ka fituar asnjë trofe të vetëm, ndërkohë, vetëm Henderson ka fituar tre në Liverpool këtë vit./Indeksonline/