Doli nga kampi famëkeq sirian, Alvini më i lumtur se kurrë
Pasi doli nga kampi famëkeq sirian, Alvin Berisha tashmë i është kthyer jetës normale.
Alvini i është nënshtruar një operacioni me qëllim përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
Kjo është bërë e ditur nga infermierja, e cila e kuroi personalisht Alvinin në kohën kur ai ishte ende brenda kampit në Siri.
Përmes një postimi në Facebook, infermierja, Janis Jackson Hayes thotë se Alvini tashmë është i lumtur bashkë me babain e tij, Afrim Berishën.
“Në rrugën tonë për të parë fëmijët tanë të tjerë për Krishtlindje, dhe marrim një telefonatë nga Madeline Hayes, Alvin dhe Afrim Berisha. Më poshtë është një fotografi që Madeline e mori atë në kampin e refugjatëve në Siri, në maj. Të tjerët janë sot në Itali. Ai është i sigurt dhe i lumtur me babanë e tij”, shkruan Janis Jackson Hayes.
