Makina e pijeve vret dy puntorë të McDonald
Dy punonjës vdiqën duke e pastruar kuzhinën e McDonald. Kjo pasi që makina e pijeve kishte një defekt elektrik.
Për shkak të këtij incidenti janë mbyllur 29 pika të McDonald në Peru, dhe të gjitha janë duke ju nënshtruar kontrolleve të sigurisë.
Po ashtu ky incident ka ngjallur protesta për shkak të pretendimeve nga stafi se ata janë duke bërë punë të pasigurta me paga të ulëta.
Kurse protestuesit mbanin fotografi të viktimave me mbishkrimin ‘Drejtësi për Alexa dhe Gabriel’./Indeksonline/.