Fondi shtetëror në zero, Haradinaj arsyetohet për shpenzimin
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka folur rreth fondit rezerv të Qeverisë së Kosovës.
Ai tha se ky fond u shpenzua këtë vit, pasi që është bërë ndarja e mjeteve për Shqipërinë, pas tërmetit me pasoja tragjike, shkruan Indeksonline.
“Në këtë kategori, për një vit financiar ndahen rreth 5 milionë euro, derisa varësisht nga vijueshmëria dhe nevoja, ky fond rimbursohet, pas alokimeve buxhetore, të inicuara nga Ministria e Financave dhe të aprovuara nga Qeveri”, shtoi Haradinaj.
Por ai tha se pothuajse në çdo vit, përfshirë këtu edhe vitet kur kanë qeverisur të tjerët, shuma totale e ndarjes qoftë fillestare, qoftë e mëvonshme, kalon mbi 7 milionë euro.
Postimi i plotë:
Fondi rezervë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, është fond i cili mbulon shpenzimet që nuk kanë linjë buxhetore dhe të cilat nuk janë paraparë fillimisht në buxhetin vjetor financiar.
Rëndom, në këtë kategori, për një vit financiar ndahen rreth 5 milionë euro, derisa varësisht nga vijueshmëria dhe nevoja, ky fond rimbursohet, pas alokimeve buxhetore, të inicuara nga Ministria e Financave dhe të aprovuara nga Qeveria.
Pothuajse në çdo vit, përfshirë këtu edhe vitet kur kanë qeverisur të tjerët, shuma totale e ndarjes qoftë fillestare, qoftë e mëvonshme, kalon mbi 7 milionë euro.
Nga ky fond, janë ndarë mjete për t’i ndihmuar fermerët nga vërshimet, për t’i paguar Këtë vit, ky fond është shpenzuar pasi që është bërë ndarja e mjeteve për Shqipërinë, pas tërmetit me pasoja tragjike. orët shtesë të zjarrëfikësve dhe situata të ngjashme, ku është dashur vendim i shpejtë dhe gjithmonë me miratimin e Qeverisë.
Këtë vit, ky fond është shpenzuar pasi që është bërë ndarja e mjeteve për Shqipërinë, pas tërmetit me pasoja tragjike.
Arsyeshmërinë, procedurat konform ligjeve të vendit dhe vendimet, i bënë gjithmonë Ministria e Financave dhe Qeveria e Kosovës.
Çdo alokim dhe përcaktim është bërë me arsyeshmërinë më të lartë, sipas nevojave dhe në përputhje me ligjin./Indeksonline/