Përleshen katër meshkuj, bëhen për spital
Në Prishtinë me datë 20 dhjetor 2019, është raportuar për në rrahje në mes të katër të dyshuarve meshkuj K/Shqiptar të cilët kanë pësuar lëndime trupore.
Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e arrestit prej të cilëve dy janë dërguar në mbajtje, një në vuajtje të dënimit në burg pasi kishte urdhër arrest, dhe një është duke u trajtuar ende në QKUK por është nën përkujdesje të policisë.
Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/