75 Mall Live Search
13:08 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mariah Carey plot stil shfaqet me të dashurin në prag të Krishtlindjeve

Këngëtarja e njohur në të gjithë botën, Mariah Carey, së fundmi ka gjetur kohë dhe është shfaqur së bashku me të dashurin e saj, Bryan Tanaka.

Çifti i lumtur u zbuluan, teksa po kalonin nëpër dyçanet e Kolorados, të shtunën, në prag të festave të Krishtlindjeve.

49 vjeçarja Carey, u pa teksa po shkëlqente me pamjen, e veshur përplot stil e shije.

Ajo dhe i dashuri i saj Tanaka, u panë mjaft të lumtur pranë njëri tjetrit.

Kujtojmë që Carey, ishte e martuar më heret me Nick Cannon për 8 vite, si dhe me Tommy Mottola për 5 vite. /Indeksonline/