75 Mall Live Search
13:53 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta, shkak shiu

Moti i keq ka sjellë probleme dhe në Vlorë, duke ndërprerë ndeshjen Flamurtari-Teuta.

Dy skuadrat në fjalë po luanin për javën e 17 të Kategorisë Superiore, kur në minutën e pestë u vendos që ndeshja të ndërpritej, shkruajnë mediat shqiptare.

Në stadiumin “Flamurtari” po binin reshje të dendura shiu në momentin e ndeshjes, si rrjedhojë albitri dërgoi dy ekipet në dhomën e zhveshjes pasi u bë e pamundur vijimi i ndeshjes.