Kjo ishte skuadra e fundit që e ka mposhtur Milanin 5-0
Milani sot u mposht nga Atalanta me rezultat 5-0 në ndeshjen e xhiros së 17-të të Serie A.
Kjo ishte humbja më e thellë e rosonerëve në 21 vitet e fundit, shkruan Indeksonline.
Për herë të fundit Milani ishte mposhtur 5-0 në vitin 1998.
Atëherë skuadra e drejtuar nga Fabio Capello e pësoi në ndeshjen kundër Romës.
Që atëherë, Milani ka fituar dy Liga të Kampionëve dhe ka humbur një finale tjetër deri sot nuk është mposhtur asnjëherë. /IndeksOnline/