75 Mall Live Search
22:45 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Benzema futet në stadium me këngën e reperit shqiptar

Reperi shqiptar, Don Phenom muaj më parë kishte publikuar një këngë në emër të sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema.

Gjatë ditës së sotme, para ndeshjes së Realit me Athletic Bilbao, kjo këngë është publikuar nga faqja zyrtare e La Ligas në Instagram.

“LaLiga” ka shoqëruar hyrjen e sulmuesit francez me këngën e Don Phenom.

Si duket futbollistët e Realit janë dhënë shumë pas repit shqiptar. /IndeksOnline/