Vogëlushja 9-vjeçare shikon për herë të parë, me syze speciale
Një vajzë nëntëvjeçarë e verbër, e cila endërron të bëhet balerinë, shikoi për herë të parë pasi përdori syze speciale.
Lily Lueders, nga Texasi u diagnostikua me Hipolazinë e nervit optik kur kishte vetëm tre muaj, kështu syri i djathtë iu verbua dhe syrin e majtë shihte vetëm pak.
Ajo mund të shohë deri në 3ft larg, shkruan Indeksonline.

Kështu ajo dhe të tjerët me këso problemesh u ftuan të shikonin një shfaqje të The Nutcracker, më 5 dhjetor.
Me ndihmën e syzeve eSight, ajo ishte në gjendje të shikonte balet për herë të parë.
Nëna e Lily, Kimmy tha se vajza e saj ishte fanse e balerinave dhe u kënaq shumë.

Ajo tha se është gjëja më e ëmbël për një nënë teksa shikon fëmijën e vet duke e parë botën.
Tani vogëlushja ndjek terapi profesionale, katër herë në javë dhe për shkak të kësaj prindërit e Lilyt kanë hapur një faqe në GoFundMe për t’i ndihmuar me koston 21.000 dollarë në vit./Indeksonline/