75 Mall Live Search
13:37 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arritja e marrëveshjes VV-LDK, Mustafa: S’e di a do të ketë takim sot

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë hyrë në fazën finale të mundësisë për të arritur marrëveshjen bashkëqeverisëse.

Megjithëqë pas tri ditësh pritët të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, dy partitë e para në zgjedhjet e 6 tetorit ende nuk kanë arritur formalizimin e koalicionit të ardhshëm.

Në lidhje me arritjen e kësaj marrëveshjeje, lideri i LDK-së, Isa Mustafa duke mos e mohuar takimin për sot me liderin VV-së, Albin Kurti tha se nuk e di a do të ketë takim.

Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit ka mbi dy muaj që është duke negociuar me LDK-në për të arritur marrëveshje bashkëqeverisëse. Por edhe pse kanë arritur pajtim për programin qeverisës, dallimet janë shfaqur në ndarjen e pushtetit, ku LDK-ja midis tjerash po e kërkon postin e presidentit.