Ana e errët e asistentëve personalë digjitalë: Alexa, Siri etj.
Disa vjet më parë dolën asistentët digjitalë personalë si Amazon Alexa, Apple Siri dhe Google Asistant.
Ata mund të gjenden në zyrën tuaj, në shtëpi, makinë, hotel, telefon dhe shumë vende të tjera.
Ata vëzhdojnë dhe mbledhin të dhëna në kohë reale dhe kanë aftësinë për të tërhequr informacione nga burime të ndryshme.
Por ekziston një anë e arrët për këta asistenta virtualë.
Pjesa më e madhe e të dhënave që këta asistentë digjital mbledhin dhe përdorin përfshijnë informacione personale dhe ndoshta të ndjeshme.
Ata mund të regjistrojnë bisedat, imazhet dhe shumë pjesë të informacionit personal të ndjeshëm, përfshirë vendndodhjen përmes telefonave të mençur.
Asistentët digjital, gjithashtu mund të hakohen nga distanca, duke prishur intimitetin e përdoruesve./Indeksonline/