75 Mall Live Search
14:53 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Cardi B “tmerron” me paraqitjen e saj, pa grim

Reperja e njohur me famë botërore e njohur si “Cardy B” është paraqitur nga Miami, ku u kap nga fotografët në një qendër tregtare.

Ajo që ra në sy ishte “zhgënjimi”, që u dha ajo fansave në paraqitjen pa grim, shkruan Indeksonline.

Në fakt komentet ndaj pamjes së saj ishin mjaft dëshpëruese, disa shkruanin se nuk e njihnin atë.

Pavarësisht se ajo u shfaq e thjeshtë dhe nuk dëshironte të tërhiqte vëmendjen, në sy ranë format e saj trupore të theksuara me një fustan të kaltër që kishte vendosur ta vishte.

Kujtojmë se ajo nuk është hera e parë që merr kritika për paraqitjet e “pakujdesshme” në publik. /Indeksonline/