Balla uron LDK-në: Vizioni i Rugovës, janë themelet e Kosovës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla e ka uruar LDK-në për ditëlindjen e saj të 30-të.
Balla e ka quajtur vizionin e Rugovës si themele të shtetit të Kosovës.
“Dëshiroj t’iu uroj gëzuar ditëlindjen e 30-të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Misioni i LDK dhe vizioni largpamës i Presidentit Rugova janë themelet shtetformuese të Kosovës. Urime të sinqert mikut tim, kryetarit Isa Mustafa” shkruan Balla në urim./Indeksonline/